Avokat në TiranëLicencë Avokatie Nr. 71
Shërbime juridike

Ndihmë juridike për pronë, gjykatë dhe institucione.

Kjo faqe mbledh drejtimet kryesore të shërbimeve të Av. Artan Gjylbegaj në Tiranë, që vizitori të zgjedhë shpejt rrugën e duhur para konsultës.

Drejtimet kryesore

Shërbimet e ndara sipas problemit.

Çdo çështje kërkon vlerësim konkret. Këto faqe ndihmojnë të kuptoni kategorinë e problemit dhe dokumentet që zakonisht duhen për konsultë.

Pronë dhe Kadastër

Çështje kur prona nuk regjistrohet, kur ka veprime ose mosveprime nga ASHK-ja, apo kur kërkohet rrugë ligjore për pronësinë.

Ankim kundër vendimit

Vlerësim i afateve, arsyeve të ankimit dhe dokumenteve kur një vendim gjykate duhet kundërshtuar.

Rekurs në Gjykatën e Lartë

Analizë kur çështja ka bazë për rekurs dhe çfarë kërkohet para Gjykatës së Lartë.

Çështje administrative

Paditë dhe kërkesat ndaj organeve publike, administratës shtetërore dhe institucioneve të pavarura.

Për konsultë

Çfarë të përgatisni?

Dërgoni vendimin, shkresat, njoftimet, aktet e pronësisë dhe çdo komunikim me institucionin ose gjykatën. Konsulta bëhet më e saktë kur dokumentet janë të plota.

Duhet vlerësim juridik?

Kontaktoni për të sqaruar kategorinë e çështjes, afatet dhe dokumentet që duhen parë.

Kërko konsultë